40-vjeçari Gramoz Memaj është qëlluar me për vdekje me pistoletë pranë banesës së tij gjatë mbrëmjes së të dielës. Viktima ishte biznesmen i lojërave të fatit dhe ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, në dritë mund të ketë dalë një pistë e mundshme ë hetimeve.
Pasi ndodhi ngjarja e tronditëse, korrespondentja e Fax News pyeti për incidentin bashkë-banorët e lagjes së Memajt, të cilët konfirmuan se një ditë më pare, viktima është përfshirë në një konflikt në lokal. Sipas tyre, ky mund të jetë edhe shkaku i vrasjes së biznesmenit.
Më herët, policia bëri me dije së plagosja me pasojë vdekjen e biznesmenit ndodhi rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës së tij, në rrethana ende të pa qarta.
Gjithsesi, viktima punonte në një lokal, në lagje dhe ishte me orgjinë nga fshati Koshtan i Tepelenës.