18:37 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bledi Mane: O pallë, mblidhe veten!

18:43 | 10/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bledi Mane: O pallë, mblidhe veten!

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Zgjohu dhe puno fort, mos u tut se ti demokratet i ke mundur edhe kur je shfaqur lakuriq pa brekë ne bythe, e jo më tani qe vesh poture dhe kepuce me maje si ai atehere. Si Sali Berisha kur zbriti ne Tirane ne fillim te viteve ’60‎ dhe brenda valixhes prej druri kishte stivosur nje fanellë leshi, librat e shokut Enver Hoxha, bukën e mistrit me qepë, urrejtjen dhe mllefin!

Shkruan: Bledi Mane
Kur ti luaje te parku i lodrave per femije te rruga e Elbasanit, ai atje tej mes bjeshkësh zihej me kelyshet e ujkut te murrmë sepse u vidhte ushqimin.
Kur ti shkoje me moshataret ne kinemate e kryeqytetit, ai atje tej mes bjeshkës grushtohej me kelyshet e arushës sepse u vidhte mjaltin e koshereve.
Ti ecje lirshem rrugeve te asfaltuara te Tiranes ku vezullonin dritat, vitrinat e dyqaneve, pasticerite me embelsira, ai atje tej mes bjeshkeve rropatej me opingat e grisura maloreve duke ndjekur dhitë mistrece gjakovare.
Ti racionoje kohen e luaje madje edhe basketboll me skuadrat e kryqytetit, ai atje tej mes bjeshkësh kurre nuk preku me dore e me kembe sikur edhe nje top te vetem llastiku.
Kur muzgu binte mbi kryeqytet, Kristaqi dhe Aneta te hapnin dritaret nga ku dukej dielli qe fshihej pas Dajtit e te luteshin te pikturoje magjine e mbremjes. Ai atje tej mes bjeshkësh kur binte muzgu, strukej ne kullen e larte dhe Rama me Sheqeren i bertisnin te mbyllte dritare e frëngji nga frika se hasmi dhe gjaksi mund te shfaqej neper erresire e te bente gjemen.
Ti u linde e u rrite i cliruar, ai atje tej mes bjeshkësh u lind mes mizerjes dhe frikes dhe plot frustrim e urrejtje zbriti ne Tiranen tende‎. Egoizmin e tij e vuri ne sherbim te bolshevizmit dhe me urrejtjen e kamufluar diti te aktronte para dhe pas viteve ’90 derisa nje dite u be i pari i vendit dhe gjemen ia beri dhe ia ben ende ketij vendi.
Ti shkruaje dhe kritikoje regjimin e tij te parë dhe besoj ende te dhembin plaget e masakrimit. Shikoje veten para pasqyres ku ende ke nofulla e buze te shpartalluara prej tij. U mjaftove vetem me nje foto, ndersa ai nuk kerkoi kurre falje publike. Ne 1997 vodhi leket e hallexhinjve, shpartalloi institucione, masakroi nje popull te tere me 2 mije te vdekur dhe kurre nuk kerkoi as falje publike dhe ketu u ngul e kurre nuk iku, ndersa ti u arratise drejt Parisit ku klithje nga dhembjet e trupit dhe atdheut tend.
Shoku yt Fatos Nano e solli serish ne pushtet pas tete vjetesh dhe si kasap pervers profesionist nuk ‎hoqi dore nga vrasjet dhe vjedhjet. Vrau 30 te tjere ne Gerdec, vrau 4 te tjere ne bulevard, ua shiti detin grekëve, vodhi parate e rruges se Kombit, vodhi parate gjate privatizimit te CEZ, vodhi votat sitematikisht, morri nen komande polici, ushtri, Shik, prokurori, gjykata, banka, mediume e megjithese tashme eshte plakur e ne opozite, ua nxin jeten dhe qeverisjen cdo dite.
Fatos Nanon ua kalbi 4 vjet ne burg, ty te masakroi e te gjakosi, partine socialiste ua shkaterroi me kolonat e pesta Ilir Meta e Kastriot Islami, parlamentin ua ka kthyer ne bordello sharjesh e kercenimesh dhe ti si frikacak qeveris vetem me forcen e batutave dhe alegorise neper facebook.
Fitove mandatin e dyte qeverises i vetem por ende pa belbezuar kabineti yt i dyte, ua ngriu buzeqeshjen ne buze dhe ‎ne fyt ua shkelmoi perspektiven. Ti ke rreth nje muaj qe je trembur nga “skandali Tahiri”, ke nje muaj qe te dridhen leqet e kembeve te tua dhe te ministrave te tu. Ai po te sulmon si asnjehere me pare dhe strategjia e tij ndihmuar nga Visho Ajazi, Adriatik Llalla, Petrit Vasili po funksion aq bukur sa ti nuk po merr dot veten.
Ai argetohet si ty atehere ne kendin e lodrave per femije te rruga e Elbasanit, ti vuan e drobitesh porsi ai kur kacafytej me kelyshet e arushës te bjeshket ne Viçidol.
Keni nderruar rolet por ty nuk po te shkon fare ky rol i fundit qe te kane imponuar. Zgjohu, zgjohu, shkunde veten, partine, qeverine, administraten dhe nuk te kushton te besh nje “mea culpa” per hashashezimin e vendit dhe rimerr energjite si atehere kur ishe kryetar bashkie i Tiranes. Mburru me reformat ne energjitike, arsim, vetting dhe vazhdo me kurajo luften kunder krimit dhe pro investimeve. Shkundu, zgjohu dhe ec ne rrugen qe ke nisur.
Ai pasi vriste paradite ne Gerdec, pasdite nxirrte Çiljetën te kendonte. Ti ndjehu krenar se ke vrare vetem friken te njerezit jo njerezit e frikesuar…
Zgjohu dhe puno fort, mos u tut se ti demokratet i ke mundur edhe kur je shfaqur lakuriq pa brekë ne bythe, e jo më tani qe vesh poture dhe kepuce me maje si ai atehere. Si Sali Berisha kur zbriti ne Tirane ne fillim te viteve ’60‎ dhe brenda valixhes prej druri kishte stivosur nje fanellë leshi, librat e shokut Enver Hoxha, bukën e mistrit me qepë, urrejtjen dhe mllefin!/Pamfleti.com

Etiketa: Bledi Maneedi rama
Pas

Goditja ndaj tifozit i kushton rëndë Patrick Evra-s, ja dënimi që ka marrë

Para

Rama mbledh Këshillin e Ministrave në Dibër, zbardh vendimet e rëndësishme që u morën

Para
Rama mbledh Këshillin e Ministrave në Dibër, zbardh vendimet e rëndësishme që u morën

Rama mbledh Këshillin e Ministrave në Dibër, zbardh vendimet e rëndësishme që u morën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.