Bleona Qereti bëhet sërish pjesë e portaleve dhe diskutimeve në rrjet. Si cdo herë që Bleona poston dicka në rrjete ajo komentohet dhe nxit debat.
Këngëtarja kësaj here ka marrë rolin e “feministes” dhe shkruan përkrah një fotoje shumë provokuese se është më mirë të jesh single se sa e lidhur me një mashkull që nuk të merr seriozisht dhe nuk të respekton.
Ky status ka nxitur shumë reagime dhe Bleona ka dhënë një kundërpërgjigje duke vënë në pah se kjo gjë është keqkuptuar nga njerëzit që nuk kanë “njohje” të gjuhës angleze.
“Përkthimi korrekt anglisht-shqip i statusit tim dje, për të gjithë ata që e “qajnë” anglishten. Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga to atë që “dëshirojnë” pa pasur nevojë të jenë në marrëdhënie serioze me të! Kështu që unë preferoj më mirë të jem beqare se sa 1 përdorimshe. Që dmth respekto veten po deshe të të respektojnë të tjerët. Ose më shqip akoma: Mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta!!”.