Blerje vote në Shkodër? Tom Doshi përgatit 400 pako me dhurata për familjet rome.
Kjo është video flagrante, ku vetë Tom Doshi deklaron se u ka përgatitur familjeve rome 400 pako me dhurata.
Video është publikuar nga platforma e raportimeve për parregullsi në zgjedhje ”Zalart”, (Kliko Këtu) ndërsa Doshi dëgjohet të thotë:
”Unë për vete, ditën e premte kam përgatit 400 pako për pazar të vjetër, edhe ju kam thënë, ndaç më votoni, ndaç mos më votoni, unë du që edhe ju si gjithë të tjerët ta festoni festën e Bajramit, për ato familje që s’janë në gjendje të festojnë festën”.
Me sa duket pakot do të shpërndahen sot, ndërsa Doshi thotë se do ua shpërndajë për festën e Bajramit. Tom Doshi kandidon për PSD-në në Shkodër, por ka deklaruar se do mbështesë kryeministrin Rama. (V.G/SHUPLAKA)