Kandidati për deputet i LSI në Korçë, njëkohësisht dhe Ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti, vizitoi dje fshatin e tij të origjinës, Panarit, ku pa nga afër situatën e vështirë ekonomike të kesaj zone të thellë.
Gjatë bisedës me patriotët e tij, Panariti tha se kjo zonë ka mbetur e harruar, është lënë pas dore dhe ndodhet në gjendje te vështirë ekonomike, vetem për pak kilometra rrugë.
“Rruga këtu është problemi kryesor juaji, ndaj ju jap fjalën që nuk do të jeni më as të harruar e as të izoluar dhe në këtë gjëndje. Rruga do të jetë e para që do të ndertohet, shumë shpejt, dhe më pas, do të ketë dhe mbështetje për ju, pasi në programin e LSI, fermeret, bujqesia e blegtpria, janë nga prioritetet kryesore“, tha Panariti.
Gjatë diskutimit, Panariti dëgjoi shqetësimet e patriotëve, që kishin të bënin me mungesën e një ambulance, të një mjeku për banorët e zonës, mungesa e shitjes së prodhimeve bujqesore dhe të tjera probleme.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2228″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]