Një gjykatë në Francë ka marrë përsipër padinë e një kompanie pornografike, lidhur me mospagesën e faturave nga princi i Arabisë Saudite, Saud al Faisal.
Sipas kompanisë, princi në vitin 2015, kur vdiq, ka lënë pa likuiduar 110 mijë dollarë.
Princi Saud al-Faisal, ka qenë ministër i Jashtëm për 40 vite në Arabinë Saudite.
Kompania SARL Atyla, që prodhonte filmat ka hedhur në gjyq SCI 25 Avenue Bugeaud, duke kërkuar rimbursim për shërbimet që ka kërkuar princi.
Sipas kompanisë, princi ka porositur filma erotikë, duke kërkuar dhe skenarët përkatës.
Protagonistja e disa prej filmave ka qenë një grua marokene e cila njihet si një prej të dashurave të princit.
Lajmi është bërë publik nga “Le Journal du Dimanche” pak ditë para se princi aktual, Muhammed bin Salman të nisë vizitën 3 ditore në Paris.
(F.G/Faxweb.al)