Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, ku mori pjesë në e panairin Rajonal të Punës.
Rama është detyruar qe të mos shkojë në panair nëpërmjet hyrjes kryesore ku gjendeshin protestuesit, por ka përshkuar unazen e qytetit për të mbërritur në Panair.
Ndërkohë që para se të hipte në makinen e tij për t’u larguar, Rama ka provokuar protestuesit duke ngritur dy gishtat lart, simbol i demokratëve.
Gjatë largimit të Ramës, gardistët e shoqëronin me vrap makinën e tij, e ngjashme me rastin e Kim Jongut Un.
Raportohet se Rama është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie gjatë vizitës së tij në stendat e Panairit të Punës në Fier.
https://www.youtube.com/watch?v=Sdn2IWB6B44&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=-zEafzzClaE&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post