Policia e shtetit prej disa ditësh ka ushtruar kontrolle të shumta në Qarkun e Kukësit, ndërsa shihen të qarkullojnë në rrugët e qytetit një sërë mjetesh të blinduara.
Ky aksion vjen pak ditë pasi Policia ka nisur një seri kontrollesh në disa qytete të vendit si Shkodër, Nikël, apo dhe Lushnje, ku gjatë aksionit të fundit një i moshuar mbeti i plagosur.
Një pjesë e qytetarëve të Kukësit shprehen se këto kontrolle të policisë në kukës bëhen me qëllim shmangien e ndonjë revolte, pasi të hënën do të rikthehet tarifa për rrugën e kombit.
Ndërkohë derimë tani nuk ka ende asnjë reagim nga ana e policisë lidhur me aksionin, dhe nëse ka pasur ndonjë person të shoqëruar apo të ndaluar.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=FQYNd0nXY1Y&feature=youtu.be