17:09 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Blinken do të diskutojë me Macronin për Ukrainën dhe Gazën

22:24 | 27/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blinken do të diskutojë me Macronin për Ukrainën dhe Gazën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskutojë për mbështetjen për Ukrainës gjatë bisedimeve që do të zhvillojë në Paris javën e ardhshme me presidentin francez, Emmanuel Macron, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Franca është në mesin e furnizueseve më të mëdha ushtarake të Ukrainës, shtet që po përballet me sulmet e pareshtura ruse, pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Kërkesa e presidentit amerikan, Joe Biden, për miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Kievin është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët.

“Sekretari Blinken do të takohet me presidentin Macron për të diskutuar për mbështetjen për Ukrainën, përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Gazë dhe një numër temash të tjera të rëndësishme”, tha për gazetarët zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

Franca ka kërkuar një armëpushim të përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndërkaq SHBA-ja, aleatja kryesore e Izraelit, së fundi lejoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të miratonte një rezolutë që bënë thirrje për armëpushim gjatë Muajit të Ramazanit. Kjo do të jetë vizita e parë në pothuajse dy vjet në Francë e Blinkenit. Ndërkaq, Macron për herë të fundit kishte qëndruar në Uashington në dhjetor të vitit 2022.

Pas Parisit, Blinken do të qëndrojë në Bruksel për bisedime me ministrat e Jashtëm të NATO-s para samitit që do të mbahet në korrik në Uashington për 75-vjetorin e aleancës./ REL

Pas

Fier/ Ndërron jetë shtetasi i aksidentuar pak çaste më parë te “Kryqëzimi i Grecallisë”

Para

Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

Para
Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.