16:36 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

22:40 | 27/03/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

Një draft për shkencën dhe kërkimin shkencor parashikon se gjithçka që financohet apo bashkëfinancohet me para publike do të zbatojë parimin e shkencës së hapur, duke mundësuar akses për të gjithë.

Relacioni që shoqëron këtë draft nënvizon se ligji nr. 7893, datë 22.12.1994, “Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik”, rezulton të jetë një akt shumë i hershëm, i cili nuk gjen më zbatim në shumë komponentë, si dhe nuk rezulton të jetë më koherent me situatën aktuale të kërkimit shkencor në vend. Pikërisht një qasje më afër kërkesës së kohës synon që të bëjë drafti i rishikuar, i cili koordinon gjithashtu insitucionet vendimarrëse dhe ato zbatuese. Konkretisht në nenin 1, sipas relacionit parashikohet se objekti që përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e sistemit të shkencës dhe kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj është i zbatueshëm për çdo institucion apo entitet që është pjesë e sistemit të shkencës dhe kërkimit shkencor. Në nenin 2 parashikohet se qëllimi i këtij ligji është që të krijojë kushte për zhvillimin dhe funksionimin e një sistemi bashkëkohor të shkencës dhe kërkimit shkencor dhe të rregullojë e garantojë mundësimin e financimit të këtij sistemi nga burime të ndryshime financimi, sipas përcaktimeve në këtë ligj.

Neni 4 përcakton parimet mbi të cilat bazohet sistemi i shkencës dhe kërkimit shkencor, si liria e kërkimit shkencor, mundësitë e barabarta, mosdiskriminimi, barazia gjinore, transparenca, shkenca e hapur, konkurrenca në shkencë, cilësia në shkencë, efikasiteti në shkencë, etika në shkencë, përgjegjshmëria në shkencë, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional dhe financimi eficient. Neni 5 i referohet parimit të shkencës së hapur, ku parashikohet se institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor, të financuara apo të bashkëfinancuara me mjete financiare publike, zbatojnë parimin e shkencës së hapur. Të dhënat dhe produktet e kërkimit shkencor, të financuara dhe bashkëfinancuara me fonde publike, duhet të jenë të hapura, të aksesueshme, të ndërveprueshme dhe të ripërdorëshme, duke iu nënshtruar vetëm kufizimeve të vendosura nga mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe siguria e individëve ose e shtetit.

Kërkuesit shkencorë ose çdo përfitues i financimit publik të kërkimit shkencor duhet t`i bëjë publikimet e tij të disponueshme dhe të aksesueshme për publikun. Përpos konceptit të shkencës së hapur drafti parashikon mënyrën sesi funksionon e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili do të drejtohet nga Kryeministri dhe do të përbëhet nga 14 anëtarë, me përfaqësues nga ministri përgjegjës për shkencën dhe kërkimin shkencor. Po kështu parashikohen edhe detyrat e këtij Këshilli. Një tjetër pikë e rëndësishme është ajo e institucioneve që kryejnë veprimtarinë e kërkimit shkencor. Drafti parashikon gjithashtu njësitë e pavarura të kërkimit shkencor. Njësitë e pavarura të kërkimit shkencor organizohen si departamente, qendra kërkimore, laboratorë kërkimorë ose qendra eksperimentale dhe ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të pavarur pa qenë pjesë e një institucioni ose instituti kërkimor shkencor. Për serinë e institucioneve që krijohen parashikohet edhe vlerësim i tyre periodik ku nëse inspektimet konstatojnë parregullsi mund të ccojnë deri në mbyllje.

Në një tjetër nen përcaktohet edhe mënyra sesi jepen titujt. Konkretisht neni 27 parashikon akordimin e titullit “Shkencëtar Emeritus”. “Institucionet, institutet dhe njësitë e pavarura të kërkimit shkencor akordojnë titullin “Shkencëtar Emeritus”, për punonjësit e kategorisë “Drejtues kërkimor shkencor”, pas daljes në pension, në vlerësim të veprimtarisë tyre të spikatur kërkimore shkencore, pas marrjes së pëlqimit nga Ministri. “Shkencëtari Emeritus”, sipas nevojave të institucionit, institutit apo njësisë së pavarur kërkimore shkencore, mund të marrë pjesë në veprimtari të kërkimit shkencor.” Nënvizon relacioni.

Të gjithë insitucionet duhet që pas miratimit të ligjit të depozitojnë dokumentacionin dhe informacionin lidhur me me elementët e Regjistrit Kombëtar të Institucioneve dhe Kërkuesve Shkencorë. Vlerësimi i parë i institucioneve, instituteve apo njësive të pavarura të kërkimit shkencor ekzistues, bëhet brenda 3 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji./ Revista “Monitor”

Pas

Blinken do të diskutojë me Macronin për Ukrainën dhe Gazën

Para

Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Para
Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

Tabaku në Strasburg: Prej 12 vitesh pa reformë zgjedhore, nevojitet vullnet politik real

Trump enigmatik për Iranin: “Askush s’e di çfarë do të bëj… Mund të ketë sulm, mund të ketë negociata”

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.