Deri më tani lëvizja e kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin nga gara në Kavajë është pritur mirë nga demokratët. Ata e kanë konsideruar këtë lëvizje fitoren e parë të tyre. Mirëpo jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë.
Për gazetarin Denis Dyrnjaja ky gëzim i sotëm do të lërë nesër shije të hidhur dhe kjo do të kuptohet shumë shpejt.
‘’Gëzimi i sotëm do të ketë shije të hidhur nesër. Bllofi i Ramës po shijon, por varet sesi do ua lëre shijen në fund të gjithëve. Kjo do duket së shpejti.
Të rriskosh dhe të falësh thërrimet për të marrë të gjithë bukën, vërtet nuk është trimëri, por është zgjuarsi në terma pushteti’’, shkruan Dyrnjaja.
Sipas tij kjo është një lëvizje e mirëmenduar e Ramës duke falur thërrimet për të marrë të gjithë bukën (E.K/SHUPLAKA)