07:04 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokimi i buxhetit në Skrapar, Ministria e Financave ia hedh përgjegjësinë kryebashkiakut

17:53 | 01/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokimi i buxhetit në Skrapar, Ministria e Financave ia hedh përgjegjësinë kryebashkiakut

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka reaguar pas kërkesës së LSI për interpelancë për buxhetin e bashkisë Skrapar.

Ministria sqaron se buxheti është gati, por më parë kryetari i bashkisë duhet që të bëjë detajimin  e  buxhetit të vitit 2019, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak.

“I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie”  shprehet ministria e Financave deh Ekonomisë.

Ndërkohë që kujtojmë se dhjetorin e vitit të kaluar, këshilltarët e PS-së në Skrapar rrëzuan projekt-buxhetin për vitin 2019 për shkak se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.

Nga ana tjetër ka patur reagime të ashpër sidomos nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku kanë deklaruar se bllokimi është vendim i Partisë Socialiste e cila sipas tyre, ka për qëllim që përmes presionit të marrë votat e qytetarëve të Bashkisë Skrapar në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2019-ës.

Deklarata Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë e Skraparit (Ҫorovodë), Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka ndjekur nga afër ҫdo zhvillim në këtë bashki. Ministria e Financave nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, dhe nga të gjitha informacionet që disponon shkaktar kryesor për këtë situatë është Kryetari i Bashkisë. Në bazë   të   Ligjit   për   Vetëqeverisjen   Vendore   dhe   Ligjit   për   Financat   Vendore,   Këshilli   i  Bashkisë, Skrapar me datë 04.01.2019, ka bërë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, ky vendim është konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Berat.

Sipas pikës 2 të nenit 43 të ligjit 68, datë 27.04.2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nëpunësi autorizues që në rastin konkret është Kryetari i Bashkisë Skrapar, duhet të dërgojë në degën  e  thesarit   detajimin   e   buxheti   të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit. Pretendimi i Kryetarit të Bashkisë, Skrapar për përdorimin e buxhetit të përkohshëm vendor për vitin 2019, 1/12 e shpenzimeve të një viti më parë është në kundërshtim me ligjin për sa kohë që këshilli i kësaj bashkie është shprehur me një vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Skrapar përmes shkresës nr. 1250/1, datë 04.02.2019, të bëjë detajimin e buxhetit dhe ta dërgojë atë për zbatim në degën e thesarit Skrapar.  Në vijim, MFE bënë sërish me dije se fondet janë të disponueshme në thesar dhe presin vetëm kërkesën e Kryetarit të Bashkisë për detajimin e buxhetit. Pa këtë detajim, që vetëm Kryetari i Bashkisë ka të drejtën në bazë të ligjit për ta dërguar si nëpunësi autorizues i bashkisë, thesari është në pamundësi ligjore të çeljes të fondeve. I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie.

Në këto kushte, për krijimin e kësaj situate, bazuar në kuadrin ligjor Ministria e Brendshme si autoriteti qëndror përgjegjës për pushtetin vendor, përmes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave ka nisur procedurat për inspektimin e të gjithë praktikës të dokumentacionit për këtë rast dhe në ditët në vijim merret një vendim për zgjidhjen. Ministria e Financave do të çeljes të fondeve menjëherë sapo të depozitohet detajim i buxhetit sipas ligjit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron gjithashtu të gjithë qytetarët e vendit se ajo vepron bazuar në ligj për të gjithë shtetasit njësojë pa dallim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: buxhetiMinistria e Financaveskrapar
Pas

“Zhduken 613 kg kokainë e kapur në Durrës, droga u transportua me kamion drejt Italisë”

Para

“Tallje mendere”, Samiti i Diasporës, reagon ashpër gazetari: Ja si e gjetën emigrantët vendin

Para
“Tallje mendere”, Samiti  i Diasporës, reagon ashpër gazetari: Ja si e gjetën emigrantët vendin

"Tallje mendere", Samiti i Diasporës, reagon ashpër gazetari: Ja si e gjetën emigrantët vendin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.