11:30 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokohen 8 mjete lundruese në Durrës, Ksamil dhe Shëngjin, gjobiten drejtuesit

15:44 | 29/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokohen 8 mjete lundruese në Durrës, Ksamil dhe Shëngjin, gjobiten drejtuesit
Drejtuesit e 8 mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, për mungesë dokumentacioni, sikurse edhe manovra të rrezikshme për qytetarët.
Njoftimi i Policisë: Policia Kufitare/Vijojnë kontrollet intensive, përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore, nga Saranda në Shkodër.
Kontrollet, në kuadër të rritjes së sigurisë së pushuesve, të zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe të parandalimit dhe goditjes së krimeve kufitare.
Nga Ksamili në Shëngjin, brenda 24 orëve të fundit, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, nga të cilat 4 skafe dhe 4 mjete lundruese argëtimi “Jet ski”.
Drejtuesit e 8 mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili.
Në Ksamil, Policia Kufitare ka bllokuar 4 mjete lundruese skaf dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.
Në plazhin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues argëtimi “Jet ski” dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.
Në Shëngjin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar 2 mjete lundruese “Jet ski”, drejtuesit e të cilave kryenin manovra të rrezikshme në det, në afërsi të pushuesve. Patrullat e Policisë Kufitare janë vënë menjëherë në ndjekje të tyre, kanë bërë të mundur ndalimin dhe bllokimin e këtyre mjeteve lundruese, si dhe ndëshkimin me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj secili, të drejtuesve të tyre.
-Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin kanë bllokuar me afat njëjavor, një tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, pasi nuk kishte dokumentacionin në bord.
Policia Kufitare apelon për pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të zbatojnë me korrektesë, kërkesat ligjore për daljen në det, të pajisjen me dokumentacionin përkatës, si dhe për të gjithë ata shtetas që përdorin mjete lundruese argëtimi, apelon që të tregojnë kujdes dhe të mos cenojnë zonat e sigurisë së pushuesve në plazhe.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht, do të shtojë kontrollet në det dhe monitorimin nga toka të të gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, zbatimin e ligjit dhe rregullave të lundrimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Pas

Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Para

Në burg për blerje votash, dosja e Fredi Belerit i kalon Apelit të Posaçëm

Para
Fitoi bashkinë nga burgu, VOA: Belerin mund ta shkarkojë Këshilli i Ministrave pa pritur vendimin e gjykatës

Në burg për blerje votash, dosja e Fredi Belerit i kalon Apelit të Posaçëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të pranishëm 49 kandidatët e qarkut të Tiranës/ Jo vetëm fjalime, por edhe festë! PS mbyll sot fushatën elektorale, zbardhen detaje nga organizimi

PD mbyll sot fushatën/ Berisha mesazh diasporës: Më 11 maj ejani votoni në Shqipëri! Mundësi unike për t’i shërbyer vendit

PD mbyll fushatën te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë! 168 kandidatët të pranishëm, pritet audio-mesazh nga Ilir Meta

Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF transformon fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”, gati për të pritur skuadrat finaliste

Shpërthen dhuna në familje në Fier, rrahin nënën, vëllain dhe kushërinjtë

Elisa Spiropali përshëndet dhënien e titullit “Honoris Causa” Alfred Moisiut: “Një figurë që përshkon tre kohë të historisë shqiptare”

Sot në orën 13:00 nis bllokimi i rrugëve për Giro d’Italia, policia e Tiranës: Akset ku nuk lejohet qarkullimi

Vota e diasporës, 172 006 zarfe të mbërritura në KQZ

Rama mesazhin e fundit Diasporës: Mos e humbni takimin me historinë në 11 maj

Dështon për të 13 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.