Një tjetër gomone është kapur gjatë ditës së sotme, këtë radhë në grykëderdhjen e lumit të Vjosës. Ajo është bllokuar rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, në një operacion të përbashkët mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe policisë kufitare në Vlorë.
Sipas raportimeve, gomonia rreth 9 metra e gjatë me dy motorë 2×200, dyshohet se do transportonte drogë drejt Italisë.
“Ne date 04.02.2017 ora 18:00 bllokohet një gomone rreth 9 metra me dy motorra 2×200 hp. Mjeti u gjet në grykderdhje të lumit Vjosë e fshehur. Mjeti dyshohet se do transportonte lëndë narkotike në drejtim te Italisë. Po vazhdon kontrolli i gjerë i teritorit nga Delta Force, FNSH Fier, DVP Vlorë dhe DVKM Vlorë”, sqaron policia.
Mësohet se drejtuesi i gomones është arratisur, megjithatë Bardhë e Blutë po punojnë për ta shpënë prapa hekurave. (D.D/Shuplaka)