Çështja e drogës në Shqipëri është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të networkut më të rëndësishëm informativ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke komentuar vizitën e Kancelares Merkel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, diplomati amerikan, Adam Ereli, u shpreh se çështja e refugjatëve po shpërqendron Europën dhe kjo po përdoret nga Rusia për destabilizimin e rajonit.
Ai ndau mendimin se sipas tij rasti ideal është Shqipëria e cila prej një viti është kthyer në prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë, çka ka bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në protestë kundër lidershipit aktual në pushtet të lidhur me Rusinë.
Më tej, Ereli u shpreh se çështja e refugjatëve është temë shumë e rëndësishme që prek stabilitetin e Europës dhe SHBA-të. Sipas tij, po duket një stuhi e madhe në mënyrën se si Rusia po e përdor këtë çështje të refugjatëve për të minuar marrëdhëniet me aleatët e SHBA-ve.
“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Europa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka çuar në protesta në atë vend prej javësh”, tha Ereli për Fox News.
(XH.A/SHUPLAKA)