Një sulm vetëvrasës ka lënë të paktën 35 ushtarë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në një bazë ushtarake në jug të Jemenit.
Sipas BBC-së, sulmi ndodhi kur ushtarët ishin mbledhur për të marrë pagat e tyre në një kazermë në qytetin e Adenit, i cili kontrollet nga forcat pro-qeveritare.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, megjithatë dyshohet se kjo është vepër e organizatës terroriste ISIS, duke patur parasysh se qyteti ka qenë edhe më parë shënjestër e saj.