Pas protestave në mbarë botën, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qyteti i parë në Shqipëri që proteston në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është qyteti i Bajram Currit.
Tropojanë të të gjithë moshave sfiduan borën dhe ngricat që kanë pushtuar qytetin verior për të dalë në mbështetje të ish-komandatit të UÇK-së, i arrestuar më 4 janar në Francë.
Me parulla në duar “Ramushi është i pafajshëm” dhe “Tropoja mbështet Haradinajn” ata shprehën solidaritetin e tyre dhe kundërshtuar ndalimin e Haradinajt.
Në protestë merrte pjesë edhe deputetja e PD-së për Tropojën, Mimoza Hajdarmataj. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”682″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]