18:43 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiçin në Paris, fokus i diskutimeve gjendja në veri të Kosovës

15:59 | 11/11/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiçin në Paris, fokus i diskutimeve gjendja në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Paqes në Paris tha se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se dialogu mes dy vendeve “është dialog për statusin e marrëdhënieve, jo për statusin e Kosovës”

Forumi i Paqes, që nisi të premten, grumbulloi në Paris liderë botërorë, përfshirë këtu ata të Kosovës: kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe homologët e tyre Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiç.

Para nisjes së këtij Forumi, Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku u tha se u diskutua për dinamizmin e dialogut Kosovë – Serbi, gjendjen në veri dhe planin franko-gjerman.

Në fjalimin e tij gjatë Forumit të Paqes, Kurti përsëriti qëndrimin se marrëveshja përfundimtare në këtë dialog duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Normalizimi nënkupton një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Nuk po them që në marrëveshje nuk do të ketë edhe shumë gjëra të tjera, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të premten se për Serbinë është i papranueshëm çfarëdo propozimi që përfshin njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij në Forumin e Paqes, Kurti tha se këto vende duhet ta ndryshojnë qëndrimin e tyre që “ta ndihmojnë Serbinë ta njohë Kosovën më shpejt duke e njohur vetë së pari”.

Ai shtoi se Kosova nuk do të bëjë “koncesione të tjera të dizajnuara për ta ndarë vendin tonë në linja etnike dhe fetare”.

Më 10 nëntor, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përsëriti kërkesën e perëndimit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kurti ka deklaruar disa herë se është kundër formimit të ndonjë asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013. Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kurti tha se që kur dialogu kishte filluar në vitin 2011, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë përmirësuar për shkak se “Serbia ka dështuar në demokratizimin dhe ende kërkon konflikt e jo bashkëpunim”.

Ai shtoi se paqja dhe siguria në Evropë nuk po rrezikohet vetëm nga Rusia, por edhe nga Serbia, teksa theksoi se Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Frikësohem se Serbia sot nuk është as demokratike, as e pavarur. Është një regjim i udhëzuar nga Kisha Ortodokse dhe dominohet nga Rusia e Putinit”, tha Kurti.Gjatë qëndrimit të tij në Paris, Kurti u takua të enjten edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, së bashku me presidenten Osmani.Me presidentin francez shefin dhe shefin e diplomacisë në BE, Josep Borrell, është takuar edhe Vuçiqi.

Pas

“Thika në bark dhe dëmtime në zorrë e mushkëri”, kirurgu zbulon gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij

Para

Përdhunoi vajzën e tij 14 vjeçare, habit babai: Ajo po merr hak sepse nuk e lija të dilte…

Para
Përdhunoi vajzën e tij 14 vjeçare, habit babai: Ajo po merr hak sepse nuk e lija të dilte…

Përdhunoi vajzën e tij 14 vjeçare, habit babai: Ajo po merr hak sepse nuk e lija të dilte...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.