Mjeku kirurg i Spitalit të Lushnjës, Sami Osmani ka folur për ngjarjen e sotme, ku mbeti i plagosur kryetari i bashkisë së Divjakës dhe shoferi i tij.
“Kryetari ishte plagosur një thikë në taraks. E dërguam në Spitalin e Traumës. Shoferi kishte një thikë penetruese, dëmtim stomaku dhe te zorra e trashë. Hyri në sallë dhe është jashtë rrezikut për jetën në reanimacion, janë jashtë rrezikut për jetën”, tha ai.
Sipas tij, Fredi Kokoneshi ka marrë goditje në mushkëri, ndërsa shoferi i tij Gazmir Bullari, ka një thikë në bark, ndërsa i ka prekur zorrët dhe stomakun.
Ai theksoi se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht Kokoneshi është shtruar në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekim të specializuar.