12:48 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Borxhet e OSHEE-së, Berisha: Ky është suksesi i ri imagjinar i reformës së energjisë

20:49 | 06/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit
0
Borxhet e OSHEE-së, Berisha: Ky është suksesi i ri imagjinar i reformës së energjisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, flet për atë që ai e quan “suksesi imagjinar i OSHEE.

“OSHEE, sipas ERE ka faturuar gjate vitit 2016 (periudhen janar-gusht) 41 miliard lekë dhe ka arketuar vetem 30,9 miliard lekë apo vetem 75% te shumes se faturuar?! Ky eshte suksesi i ri imagjinar i reformes se energjise qe e shnderroi kete sipermarrje ne nje organ terrori per qytetaret shqiptar”, shkruan Berisha.

Ja çfarë shkruan Sali Berisha:

Nje sukses madhor imagjinar i OSHEE!

Ajo, sipas ERE ka faturuar gjate vitit 2016 (periudhen janar-gusht) 41 miliard lekë dhe ka arketuar vetem 30,9 miliard lekë apo vetem 75% te shumes se faturuar?! Ky eshte suksesi i ri imagjinar i reformes se energjise qe e shnderroi kete sipermarrje ne nje organ terrori per qytetaret shqiptar.

Per me shume lexoni artikullin e meposhtem te botuar ne revisten prestigjioze ekonomike Monitor. sb

“OSHEE akumulon 78 mln euro borxh të ri nga energjia e shitur më 2016

Teksa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka rritur arkëtimet bruto të energjisë dy vitet e fundit, shihet se arkëtimi i faturave koherente është përkeqësuar ndjeshëm më 2016.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në lidhje me bilancin energjetik janar-gusht shihet se OSHE ka arkëtuar vetëm 75 për qind të faturave koherente të vitit 2016.

Sipas tabelës që ka publikuar ERE dhe që i referohet të dhënave të OSHEE-se mbi gjendjen debitorë mësohet se energjia e faturuar me 2016 kapi vlerën e 41 miliardë lekëve për janar-gusht 2016. Nga kjo shumë shihet të jetë arkëtuar 30.9 miliardë lekë ose 75 për qind e faturimeve.

Ndërsa arkëtimet e konsumit të periudhës ka rënë, OSHE ka arkëtuar nivele ta larta të borxhit të prapambetur deri më 2015.

Siç shihet nga të dhënat për faturat e papaguara 2007-2015 janë arkëtuar gjatë 8 mujorit 2016 r 8.7 miliardë lekë ose 63 milionë euro. Arkëtimet e mbara të borxheve të prapambetura lidhen me disa kushte që OSHEE ka vënë për arkëtimin e këtij detyrimi. Nëse pagesa e kësteve të borxhit të prapambetur nuk shlyhet në datën e caktuar, atëherë ndërprerja e energjisë bëhet menjëherë, për faturat koherente OSHEE pret deri në tre muaj.

Arkëtimet në total të OSHEE-se në fund të periudhës tetë mujore ishin 39.6 miliardë lekë, nga të cilat 8.7 miliardë lekë ishin detyrimet të prapambetura dhe 30.9 miliardë lekë fatura korente.

Borxhet totale në OSHEE nga energjia e papaguar arritën në fund të tetëmujorit në 68.3 miliardë lekë ose 465 milionë euro, i krijuar deri më 31 dhjetor 2015.”

ere

Etiketa: berishaereimagjinarosheete ardhura
Pas

Princ Harry nuk rri dot larg të dashurës. Bën 1,700 milje për ta takuar

Para

E pabesueshme, Lionel Messi vetëm 18 minuta larg vdekjes

Para
E pabesueshme, Lionel Messi vetëm 18 minuta larg vdekjes

E pabesueshme, Lionel Messi vetëm 18 minuta larg vdekjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.