Uruaguai ka eliminuar Potugalinë nga Kupa e Botës duke e mundur me rezultatin 2-1 ku heroi i ndeshjes ishte Edinson Cavani i cili realizoi dy golat për Uruguain.
Një pjesë e parë e dominuar nga Portugalia në posedim dhe kontrollim të lojës u mbyll me epërsinë e Uruguait me golin e Cavanit
Por, portugezët reaguan shpejt në pjesën e dytë dhe i barazuan shifrat përmes mbrojtësit Pepe, i cili shënoi me kokë nga afërsia, dhjetë minuta brenda pjesës së dytë.
Edinson Cavani ia ktheu rezultatin Uruguait kur kishin mbetur më pak se gjysmë ore lojë, duke shënuar në krahun e majtë të portierit me një goditje me efej.
Cristiano Ronaldo u përpoq ta frymëzojë Portugalinë drejt barazimit, por pa sukses.
Kështu, Portugalia i bashkohet Argjentinës si dy skuadrat e para të eliminuara në fazën e nokautit direkt.
Ndërsa, Uruguai do ta vazhdojë ëndrrën dhe do të përballet me Francën në çerekfinale.
Kështu Botëroro humbet edhe Messin edhe Ronaldon në të njëjtën ditë. (B.H/Faxweb)