00:30 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Botës së adoleshentit i serviret imazhi i dhunës dhe drogës”, psikologia Muçaj dhe avokat Duraj analizojnë problematikën e përdorimit të drogërave tek të rinjtë

22:05 | 19/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Botës së adoleshentit i serviret imazhi i dhunës dhe drogës”, psikologia Muçaj dhe avokat Duraj analizojnë problematikën e përdorimit të drogërave tek të rinjtë

Përdorimi i drogërave është kthyer në një problem mjaft shqetësues tek të rinjtë dhe adoleshentët. Së fundmi, policia e shtetit organizoi një operacion për të kapur shpërndarësit e drogërave pranë shkollave në mbarë vendin.

Të ftuar në studion e Fax News për këtë problematikë, mbrëmjen e sotme ishte avokat Alban Duraj dhe në lidhje Skype, psikologia Ariana Muçaj. Me gazetaren Erjona Keta, psikologia dhe avokati evidentuan disa nga aspektet e këtij fenomeni që po përhapet me ritme të shpejta.

Për Ariana Muçajn, ajo që i bën adoleshentët të konsumojnë lëndë narkotike është modeli që atyre iu serviret çdo ditë. Idhujt që ata krijojnë dhe rolet e modelit që ndjekin, si psh këngëtarë të ndryshëm, i bën ata të shkojnë drejt drogërave.

Gjithashtu joshja që grupet kriminale iu bëjnë këtyre të rinjve, me premtimin e një pasurimi të shpejtë, i afrojnë të rinjtë në rrugën e krimit.

Ariana Muçaj: “Kemi një problematikë të madhe për sa i përket periudhës së adoleshencës sepse kërkojnë të krijojnë modelin që i duket i përshtatshëm, krijojnë idhujt e tyre që i ndjekin dhe kanë ndikim të madh në sjellje.

Çfarë i servirim botës së adoleshentit, rreth e qark këto modele që serviren, modeli i asaj vajzës që u kap me lëndë narkotike në vazo brenda ambientit familjar. Kemi grup këngëtarësh që serviren në rrjetet sociale në këngët që bëjnë. Dhuna, lënda narkotike janë pjesë kryesore e imazhit të tyre. Bota e krimit është aq e përgatitur për ta shitur lëndën narkotike duke kërkuar alternativa se si mund të depërtojnë në shtresat e popullësisë për t’i rekrutar ata duke i joshur me fitimet e tyre dhe duke i bërë ata pjesë të grupeve kriminale. I kemi jo vetëm përdorues edhe shpërndarës në shkolla.

Shoqërisë iu duhen modele që servirin si arrihet suksesi, rinisë iu duhet ky model”, tha Muçaj.

Ndërsa për avokatin shpeshherë krijohet paqartësi në gjykimin që iu bëhet atyre që kapen me lëndë narkotike. Pasi po kalove një sasi të caktuar me të cilën kapesh ti nuk quhesh më përdorues por tregtar i kësaj lënde, aq më tepër kur kapet e ndarë në doza të vogla.

Por padyshim nëse kapet një sasi e vogël, ai shtetas mund të ketë masë sigurie më të ulët se arresti në burg, me arrest shtëpie apo detyrim paraqitje.

Alban Duraj: “Nëse individët të cilët konsumojnë lëndë narkotike mbi 1.9 gramë duhet të kemi kapje në flagrancë dhe në porcione të ndara nuk kemi më konsumim vetjak. Për masën e sigurimit i takon gjykatës, mund të krijojnë bindjen që ky njeri është përdorues dhe nuk kërkon masë më shumë se arresti në shtëpi dhe detyrim paraqitje. Kemi pasur raste kur prokurorët janë bindur se nuk janë tregtar të kësaj lënde narkotike por janë përdorues. Gjatë hetimit kjo është një kopetencë, nëse prokurori kërkon masë më të ulët se arresti me burg, nuk mund të jepet masë më të rëndë se ajo që kërkon prokurori”, u shpreh Duraj.


 

Pas

Presidenti Begaj takohet me Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Para

Nesër hapja e Debatit të Madh në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama: Kam nderin të kryesoj këtë takim, të rrisim trysninë ndaj Rusisë

Para
Nesër hapja e Debatit të Madh në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama: Kam nderin të kryesoj këtë takim, të rrisim trysninë ndaj Rusisë

Nesër hapja e Debatit të Madh në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama: Kam nderin të kryesoj këtë takim, të rrisim trysninë ndaj Rusisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.