09:19 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nesër hapja e Debatit të Madh në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama: Kam nderin të kryesoj këtë takim, të rrisim trysninë ndaj Rusisë

22:15 | 19/09/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nesër hapja e Debatit të Madh në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama: Kam nderin të kryesoj këtë takim, të rrisim trysninë ndaj Rusisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, aty ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Nesër pritet të çelet Debati i Madh në Këshillin e Sigurisë, e cila do të kryesohet nga Shqipëria. Në këtë takim do të jetë pjesëmarrës edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelensky. Që prej fillimit të luftës kjo është hera e parë që Zelensky merr pjesë në një takim të OKB-së.

Prioritet për Ramën nga ky Debat, është rritja e trysnisë ndaj Rusisë dhe përpjekja për rivendosjen e paqes në Evropë dhe jo vetëm. Kryetarët e shteteve do të shprehin mendimet e tyre se si mund të dilet nga kriza.

Megjithatë në këtë takim të punimeve të Asamblesë së OKB-së, mungon presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jin Ping.

Fjala e Ramës:

📍New York – Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku nesër presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive🇦🇱

“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Do të kem nderin të kryesoj këtë takim.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh. 

Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë. 

Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj.

Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore.

Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

Pra, u vendos!”

Pas

“Botës së adoleshentit i serviret imazhi i dhunës dhe drogës”, psikologia Muçaj dhe avokat Duraj analizojnë problematikën e përdorimit të drogërave tek të rinjtë

Para

Tentoi vetëvrasjen me ilaçe, 40-vjeçarja dërgohet drejt spitalit të Korçës

Para
Po lahej në dush dhe e zë korrenti, humb jetën 32-vjeçarja në Cërrik

Tentoi vetëvrasjen me ilaçe, 40-vjeçarja dërgohet drejt spitalit të Korçës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.