12:15 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Braçe: Sistemi kriminal ka kapur futbollin, të hetohet FSHF

17:25 | 17/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braçe: Sistemi kriminal ka kapur futbollin, të hetohet FSHF

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka shpërthyer sërish në akuza ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Braçe ka bërë thirrje që FSHF të hetohet lidhur me vendimin ndaj skuadrës së tij të zemrës, Partizanit.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist  i cilësoi vendimet kundër Partizanit si akt kriminal të një sistemi që sipas tij po bën të pamundurën për të ndalur këtë skuadër.

“Ky është Sistemi kriminal. Duhet hetuar si krim dhe duhet të ndodhë! Duhet guxim por duhet bërë”, tha Braçe.

POSTIMI:
KY ËSHTË KRIMI MBI GARËN E FUTBOLLIT!!

Dje thashë pak,

Sot ka edhe më shumë!!

Federata Shqiptare e Futbollit me seksionin e arbitrave të saj, po ndërhyn në garë, po e bën të pavlerë mundin, djersën, sakrificën dhe luftën sportive në fushë!!

Troç, po e vret!!

Shihini këto raste!;

NUK I PATË NË EKRANIN E FEDERATËS DJE!

Është e ndaluar të shfaqen dhe analizohen aty. Janë punët e pista të SISTEMIT KRIMINAL që ka kapur futbollin sot.

I pari, goli i epërsisë së Vllaznisë;

Pozicion i qartë jashtë loje, por u quajt gol i rregullt dhe ndëshkoi Partizanin!!

I dyti, ndërhyrja mbi Torrasën;

Penallti e qartë, ndërhyrje brutale e lojtarit të Vllaznisë, drejtpërdrejtë mbi Torrasen e pa asnjë interes për topin, por u quajt ndërhyrje e rregullt dhe ndëshkoi Partizanin!!

I treti, ndërhyrja mbi Boniface;

Penallti e qartë, ndërhyrje e dhunshme, në kohë vonesë e lojtarit të Vllaznisë, drejtpërdrejt mbi Boniface, por u quajt ndërhyrje e rregullt dhe ndëshkoi Partizanin!!

Tre raste kaq flagrante në një ndeshje, nuk janë gabime njerëzore në arbitrim.

RASTET ULËRASIN, JANE BRUTALE!

Të tilla kanë vendosur rezultatin.

Arbitri vendosi rezultatin; NUK LEJOI PARTIZANIN TË FITONTE, SIÇ ISHTE PARAVENDOSUR!!

Kjo ishte ndeshja e duhur!

Një jave me pare, Sistemit i shpëtoi nga kontrolli ngjitja e Partizanit në krye. Jo për shkak të Jeminit në Tiranë-penalltisë së ligjshme, të gjykuar si të tillë nga të gjithë, por për pamundësinë e Kukësit për të fituar.

Jemini u dërgua me pushime dhe ne fakt, Sistemit as që i prishet dita për të. Thjesht, Jemini u paketua si shembull për Metën dhe të tjerë, për çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë i pret nëse s’e bëjnë, kur luan Partizani. Ky është Sistemi kriminal. Duhet hetuar si krim dhe duhet të ndodhë! Duhet guxim por duhet bërë.  (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: erion braceFSHF
Pas

Gropa me ujë, rruga në Porgradec në gjendje të mjerueshme (FOTO)

Para

“Atyre që doni më shumë, besojuni më pak”, Anxhela Peristeri e zhgënjyer (FOTO)

Para
“Atyre që doni më shumë, besojuni më pak”, Anxhela Peristeri e zhgënjyer (FOTO)

"Atyre që doni më shumë, besojuni më pak", Anxhela Peristeri e zhgënjyer (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.