Gjatë një konference në Beograd, deputetja e Partisë demokratike Majlinda Bregu ka folur rreth ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur midis Kosovës dhe Serbisë.
Në fjalën e saj, Bregu thekson se një gardh, një tren dhe një urdhër arresti nuk janë në frymën e dialogut për këto dy shtete dhe këto ngjarje e prishin miqësinë dhe janë rrezik për të ardhmen europiane.
Sakaq, ajo i kujton edhe njëherë Beogradit se Kosova nuk është Serbi.
“Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është as Shqipëria por Kosova është një shtet i pavarur që nga viti 2008, dhe se Ballkani nuk mund të jetojë me skemat e konfliktëve të lëna peng si faktor i të shkuarës.”, deklaron Bregu.
Shkrimi i plotë:
“Një gardh, një tren dhe një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Prishtinë-Beograd, vune ne rrezik se fundmi arritjen historike të Ballkanit Perëndimor: Marrdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe dialogun Prishtine Beograd.
Konflikti, frika, kërcënimi, dhe provokimi janë rrezik jo vetem per te ardhmen europiane te Serbise e Kosoves, por per perspektiven
europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kosova nuk është Serbi.
Kosova nuk është as Shqipëria.
Kosova është Republika e Kosovës që nga viti 2008″
***
Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit”, është konferenca e organizuar nga Hanns Seidel Stiftung dhe Instituti i Studimeve Europiane, sot në Beograd. Ftesës iu përgjigja pozitivisht jo vetëm për të ndarë opinionet e këndvështrimet mbi ndikimin e Brexit në rajonin tonë, por edhe për shkak të bindjes time se ajo që na bashkon e ato që duhet të ndërtojmë në rajonin tonë mund të realizohen vetëm nëpërmjet dialogut dhe transparencës. Që kjo të ndodhë na duhen mendje të ftohta dhe zemra të ngrohta e jo e anasjellta. Pas Brexit, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE është bërë totalisht e pasigurtë. Unë besoj se asnjë problem i
Ballkanit Perëndimor apo i vetë Europës nuk mund të zgjidhet vetëm. Zgjedhja që kanë politikëbërësit sot është ose të
njohin legjitimitetin e këtyre nevojave dhe të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e tyre ose të vijojnë me politikën aktuale dhe të rrezikojnë
rinovimin e konflikteve.
Konflikti, frika, kërcënimi dhe provokimi janë rrezik për të ardhmen
europiane të të gjitha vendeve të ballkanit perëndimor.
Sot ka një gardh, një tren dhe një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri. Kosova është Republika e Kosovës që nga viti 2008. Ballkani s’mund të jetojë me skemat e konflikteve se këto të lenë peng i të shkuarës e jo së ardhmes. I vetmi gardh që vendet tona duhet të kenë është zbatimi i ligjit. Nëse duam që rajoni jonë të ketë peshë,
duhet të jemi bashkëpunues e jo luftëtar.
Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë, jo në paqe. Lufta nuk është kurrë zgjidhje.
Dhe kushdo deshiron te jete vetmitar ne betejen per nje te ardhme me te mire te atyre qe jetojne ne kete rajon sot,nën kërcënimin e sigurisë, gjendjes ekonomike, terrorizmit dhe qeverive autokratike, le te perhape mesazhet e luftes.
Por jam e bindur qe do te mbetet vetmitar.
Nese vajtimi per te shkuaren perdoret si kercenim per te ardhmen e ketij rajoni, eshte e kote te vrasim mendjen per ndikimin e Brexit apo per filozofi integrimi.
Zhvillimi ekonomik dhe bashkepunimi rajonal mund t’ i japin peshe dhe ta bejne Ballkanin Perendimor te jetueshem dhe me peshe.
Discussion about this post