Krymeinistri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim ku thotë se brenda 15 dhjetorit të gjithë banorët do të jenë në një shtëpi të re.
Ndërkohë që ka premtuar se çdo banor do të marrë nga 1 milionë lekë të reja në dorë.
“Tiranë- Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen?
Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja??
Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:
- 1 milionë lekē të reja në dorë
- Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat?
- Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj?
- Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve?
- Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe?
Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut?”- shkruan Rama.