Pas fundjavës në jug, kryeministri Edi Rama është rikthyer në zyrë. Përmes një video në Instastory ai ka zbuluar edhe pamje nga zyra e tij, në një ditë normale pune. Nga dosjet mbi tavolinë, deri te bluzja e ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana që mban në karrigen e zyrës, Rama ka zbuluar edhe një tjetër detaj, librin që ka nisur të lexojë.
Shpeshherë gjatë intervistave apo edhe në daljet e tij në publik , Rama e ka zbuluar se i pëlqen të lexojë. Këtë herë libri që ka rrëmbyer vëmendjen e Ramës, është biografia e trajnerit të suksesshëm Pep Guardiola.
“Pep Guardiola”: Një tjetër mënyrë e të fituarit, është libri që ai mban mbi tavolinë. Si duket kryeministri nga modelet e suksesshme të qeverisjes, është zhvendosur të futbolli dhe te trajnerët që kanë bërë histori.
(J.D/Faxweb.al)