Mbretëreshës do t’i kërkohet nga qeveria të pezullojë Parlamentin vetëm disa ditë pasi deputetët të kthehen në punë në shtator – dhe vetëm disa javë para afatit të Brexit.
Kjo do të thotë që deputetët nuk ka gjasa të kenë kohë të miratojnë ndonjë ligj që mund të ndalojë kryeministrin të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE pa një marrëveshje deri më 31 tetor.
Shumë kritikë e quajtën këtë “një akt të egër” dhe paralajmëruan se mund të çojë në një votë mosbesimi ndaj Johnson, duke theksuar se: “Kjo qeveri do të bjerë”.
Por disa të tjerë e mbrojtën këtë veprim, duke thënë: “është koha që një qeveri e re dhe Kryeministri i ri të përcaktojnë një plan për vendin pasi të largohemi nga BE”.
Ideja e mbylljes së Parlamentit – i njohur si ‘prorogation’ – ka shkaktuar polemikë, me kritikët duke thënë se kjo do t’i ndalojë deputetët të luajnë pjesën e tyre demokratike në procesin e Brexit.
Një numër i figurave të profilit të lartë, përfshirë ish-kryeministrin John Major, kanë kërcënuar të shkojnë në gjykatë për ta ndaluar këtë.
Laura Kuenssberg tha që vetëm një numër i vogël i ministrave të qeverisë kishin dijeni paraprakisht për planin dhe kjo do të shkaktojë në mënyrë të pashmangshme një përplasje të madhe.