04:25 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Brukseli sulmon marrëveshjen e Romës dhe Tiranës për emigrantët: Nuk mund të vijnë në Shqipëri

15:51 | 29/08/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Brukseli sulmon marrëveshjen e Romës dhe Tiranës për emigrantët: Nuk mund të vijnë në Shqipëri

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të marrë 20 emigrantë nga Eritrea që ishin bllokuar në anijen Diciotti duket se nga kjo marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj italiane nuk ka mbetur i kënaqur Brukseli.

Në shkrimin e publikuar nga media italiane zëdhënësja e Komionit Euriopan Natasha Bertaud ka shpjeguar se Italia nuk mund të dergojë refugjatët e kërkuar nga Tirana në Shqipëri pa pyeter më parë vetë refugjatët nëse janë dakort që të shkojnë në këtë vend.

Siç shkruan kjo media italiane, burime evropiane në anonimitet shpjegojnë se Italia nuk mund të dergojë refugjatët e kërkuar nga Tirana në Shipëri pa pyeter më parë vetë refugjatët nëse janë dakort që të shkojnë në këtë vend. Fakti është se Komisioni Europian, në korrik të vitit të kaluar, hodhi poshtë një zgjidhje të ngjashme të propozuar nga Austria dhe Danimarka. Ideja ishte transferimi i emigrantëve drejtpërdrejt në një vend tjetër BE, pa e vlerësuar së pari kërkesat për azil.

Komisioni i BE-së e kishte quajtur edhe atë “të paligjshme” ideja e dërgimit ata që vijnë në BE “drejtpërdrejt në territorin e një vendi të tretë pa ndonjë formë të vlerësimit të një aplikimi për azil në territorin e shteteve anëtare”- thuhet ndër të tjera në shkrim.

Në thelb, emigrantët që duhet të përfundojnë në Tiranë nuk mund të transferoheshin në Shqipëri “nëse ata nuk duan”.

Në Bashkimin Evropian, i kanë thanë gazetës italiane burime të BE-së, ka rregulla të qarta për azil që janë të zbatueshme në të gjitha Shtetet Anëtare dhe autoritetet kombëtare kanë përgjegjësinë për të siguruar që respketohet çdo procedurë.”

Mesazhi duket i qartë. Deri natën e fundit, këto ishin zëra dhe burime anonime dhe zëdhënësit kishin refuzuar t’i përgjigjeshin çështjes në detaje. “Kjo është një marrëveshje dypalëshe” dhe Komisioni nuk ka “informacion të mjaftueshëm”, u përgjigj zëdhënësja Lucia Caudet.

Megjithatë, në mëngjesin e sotëm, BE foli dhe sulmoi marrëveshjen midis Romës dhe Tiranës.

“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç është paraparë me marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Italisë në rastin e Diciotti, Italia duhet të marrë pëlqimin e refugjatëve,” tha zëdhënësja Natasha Bertaud. “Kur është fjala për marrëveshjet ndërmjet një Shteti Anëtar dhe një vendi të tretë, të dihen detajet që ju duhet për të kontaktuar ata, në këtë rast autoritetet italiane,” tha zëdhënësja, duke theksuar se Komisioni është duke studiuar rastin. “Legjislacioni evropian aplikohet në këtë rast, si në të tjerët. Ka disa artikuj që duhte të merrin në konsideratë” si “pëlqimi i popullit dhe nëse janë apo jo ata azilkërkues.” (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: emigrantetitaliaTiranaZedhenesje e Brukselit
Pas

Ndodh edhe kjo, 21-vjeçarja martohet me një të panjohur, pa dijeninë e saj

Para

Policia publikon shifrat alarmante: 1127 persona kanë rënë pre e manipulimeve dhe mashtrimeve

Para
Policia publikon shifrat alarmante: 1127 persona kanë rënë pre e manipulimeve dhe mashtrimeve

Policia publikon shifrat alarmante: 1127 persona kanë rënë pre e manipulimeve dhe mashtrimeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.