EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

BSH së shpejti nis emetimin e kartëmonedhës së re, me portretin e Asdrenit

Banka e Shqipërisë së shpejti do të emetojë së shpejti  kartmonedhën e re 10 mijë lekëshe që do të ketë portretin e poetit shqiptar Asdreni, simbole të flamurit kuq e zi si dhe një varg të zgjedhur nga Himni. 

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Ndërkohë që vlera maksimale në kartmonedhat e lekut është 5 mijë lekë me portretin e heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të BSH: 

Miratimin e tematikës së kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë 

Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *