Ngjarja ku u përfshi Vojsana Arapi tronditi mbarë opinionin publik. Më 7 janar të vitit 2014 ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, Gjergj Arapi, në atë kohë 44 vjeç, dhe djali i saj 17-vjeçar Pjetër Arapi tentuan ta vrisnin, ndërsa i qethën flokët me brisk rroje.
Pas denoncimit në polici, bashkëshorti dhe djali i saj përfunduan në burg. Pas një kohe të shkurtër, 17-vjeçari doli nga burgu pas faljes që i kërkoi nënës së tij për prerjen e flokëve.
E zhgënjyer nga jeta në Shqipëri Vojsava Arapi, e cila me pagën e saj qesharake ushqente burrin dhe fëmijët si dhe paguante qiranë e shtëpisë, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë u detyrua të ikte nga Shqipëria me shpresën për një jetë më të mirë.
“Gazeta Shqiptare” shkruan se 42-vjeçarja (është divorcuar nga ish-burri i saj i dhunshëm) ka treguar se ndodhet në Gjermani ku ka përfituar edhe azil politik.
Së bashku me dy djemtë, Vojsava Arapi iu drejtua shtetit gjerman duke kërkuar azil, dhe tashmë jeton atje. Lajmin e ka dhënë avokati i saj në Durrës, Aleksandër Ndrejaj. (J.V/Shuplaka)