Ditën e djeshme mjaftuan disa minuta shi dhe qyteti i Vlorës ishte i përmbytyr. Kjo situatë gjeti të papërgatitur shumë nga banorët e qytetit bregdetar.
E midis tyre edhe një zonjë në moshë e cila po tentonte të koalonte rrugën që ishte e mbuluar nga uji.
E zbathur ajo u gjend në mes të rrjedhës së ujit dhe është dashur ndërhyrja e një drejtuesi të mjetit për ta nxjerrë të moshuarën nga ajo situatë. Ai e ka marrë në krah gruan e moshuar dhe e ka futur në makinën e tij.
Në një kohë që shteti nuk gjendet askund në këtë situatë që përfshiu Vlorën është shumë e rëndësishme që akoma ekzistojnë njerëz të mirë që vinë në ndihmë në këto situata.
Sa më shumë qytetari nevojitet në ditë të vështira ku edhe kapriçot e motit nuk janë pa ndikim. (E.K/SHUPLAKA)