14:49 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bushati: Basha përçau PD-në, sot komandant me një ushtri të telendisur. Shkullaku: Do përfundojë keq nëse bën koalicion me PS

17:04 | 16/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati: Basha përçau PD-në, sot komandant me një ushtri të telendisur. Shkullaku: Do përfundojë keq nëse bën koalicion me PS

Analisti Andi Bushati u shpreh mbrëmë në “Të Paekspozuarit” se PD  është më keq se kurrë për shkak të veprimeve të liderit të saj Lulzim Basha. 

“Duket sikur në sondazhe Rama ka një trend rritje, dhe Basha një rënie, por kjo nuk vjen për aftësi të Ramës, i cili thotë që e keqja është LSI, i cili katër muaj më parë i lutej LSI. Po të shohim aksionin e Ramës, është kontradiktor dhe mashtrues. Rritja e Ramës, është për faj të Bashës. Basha është një mjeshtër i madh i uljes së elektoratit të vet. Basha me çadrën premtoi shumë, por demokratët mendojnë se Rama sot është i pathyeshëm. Në fushatë Basha nga fjalori i çadrës, është tjetër njeri nga ajo që Basha flet në fushatë. Basha nuk bëri një opozitë të bashkuar, por i përçau. Si model politik bëri një parti personale dhe të njishit. Hodhi në rrugë Patozin dhe Topallin. Basha është sot një komandant që po çon në luftë një ushtri të telendisur. PD ka një erozion të madh prandaj ka rënie të madhe në sondazhe”, u shpreh Bushati në “Të Paekspozuarit”.

Ndërsa Shkullaku u shpreh se PD do përfundojë keq, nëse bën koalicion me PS-në sipas zërave që po dëgjohen nga korridoret e politikës. 

“Për Ramën nëse merr 71 mandate, bashkëqeveris me PD, unë kështu mendoj.Tani ka dalë një mënyrë tjetër, pse të presim çdo katër vjet ne, po hajd të bëhemi bashkë dhe e ndajmë. Pse po i bien Ilir Metës? Tani e keqja më e madhe për Ramën është Ilir Meta, pasi unë thotë Rama jam e keqja më e vogël, prandaj më votoni mua, dhe jo LSI. Ai synon të kapë 71 dhe kur të pranojë PD në koalicion, ta pranojë me kokën ulur. Dhe e fton PD, për hir të Shqipërisë i thotë popullit, por qeveris i vetëm. Nëse kjo ndodh, PD do ketë fatin e shumë partive të reja. PD do të ketë fatin e LDK në Kosovë, nëse hyn në bashkëqeverisje. Nuk mund të shkosh nga përmbysja e Republikës së Vjetër, te martesa me Rilindjen”, tha  ai.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Andi Bushatiarmand shkullaku
Pas

Ministri Dervishaj denoncon presionin mbi LSI-në: Përfaqësuesi i PS-së ka kërcënuar aktivisten 18-vjeçare në Sarandë

Para

Veliaj ul çmimin e biletave të autobuzëve, për fushatë?

Para
Veliaj ul çmimin e biletave të autobuzëve, për fushatë?

Veliaj ul çmimin e biletave të autobuzëve, për fushatë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti Izrael-Iran, ja çfarë ka ndodhur në ditët e fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.