22:09 | 25/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bushati sulmon Bashën: Përdhosi imazhin e çadrës, po tregon se është njësoj si Rama

15:18 | 03/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati sulmon Bashën: Përdhosi imazhin e çadrës, po tregon se është njësoj si Rama

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Basha me refuzimin e kërkesës për shtyerjen e zgjedhjeve të bërë nga dy kandidatët e tjerë po përdhos imazhin e çadrës.

Ai thotë se Basha me këtë veprim të tij po tregon se është njësoj si Rama, bij të së njëjtës republikë.

“I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjeshtë tek pushteti dhe tek forca”, shprehet Bushati.

Bushati thotë se Basha po fshehet pas kleçkave ligjore për të mohuar një gjë shumë të madhe që janë zgjedhjet e lira.

“Edhe Rama ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshehej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira”, shkruan Bushati.

REAGIMI I PLOTË:

Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kundërshatërët e tij në parti. Duke mos pranuar zhveshjen nga ofiqet zyrtare, që “de facto” ia hoqi humbja katastrofale në zgjedhje, duke rrefuzuar një debat të hapur brenda partisë, duke mbyllur veshët përpara kërkesës për më shumë kohë dhe më shumë të drejta për rivalët e vet, ai është vënë papritmas në pozicionin ku qe Edi Rama, pas 20 shkurtit.

Në kohën kur PD-ja nisi aksionin e çadrës, i cili për nga kërkesat, slloganet dhe vlerat që promovonte ishte pa dyshim, diamanti i kurorës së opozitës 4 vjeçare, Rama çuditërisht mbante të njëjtat pozicione si ato të Bashës sot. Ai nuk pranonte të largohej nga zyra, në emër të një gare të ndershme. Ai nuk pranonte të shtynte zgjedhjet, në emër të një konkurimi të barabartë. Ai nuk pranonte përjashtimin e faktorëve ekstraelektoralë, në emër të një konkurimi sipas standarteve perendimore.

Edhe Rama ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshehej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira.

Seç ndodhi më pas e dimë të gjithë. Marrëveshja okulte e natës së 18 majit, iluzioni se pushteti i bandave, i drogës, i mediave të kapura dhe i përfituesve të koncesioneve, mund të ndalohej me disa ministra dhe disa drejtorë rezultoi një katastrofë. Ndryshimi polikës nga “nuk ka zgjedhje me Ramën” në përqafimin e idesë se Rama ëshë i kontrollueshëm, përfundoi si një ëndër e keqe

Kryesisht për fajet e veta, por po aq edhe për dinakërinë e kundërshtarit, Lulzim Basha i dhuroi demokratëve rezultatin më të keq në historinë e tyre politike.
Kjo traumë e papritur i ndau demokratët në dy grupe të mëdha. Në njërën anë u renditën ata që besuan tek “Republika e re” dhe vazhdojnë të predikojnë, se Basha duhet amnistuar. Ata janë të bindur se atij i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë. Dhe këtë arsyetim e mbështesin në faktin se humbja ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të naivitetit, për shkak të një besimi të tepruar tek një kundërshtar që doli më hileqar sesa e kishin imagjinuar.

Në gjithë këtë logjikë, vihet gjithnjë në pikpyetje aftësia politike e Bashës, po asnjëherë, asnjëherë të vetme, parimësia e qëllimeve të tij. Sipas tyre, lideri i ngrirë i PD-së është gjithnjë po i njëjti, i gatshëm të sakrifikojë për zgjedhjet e lira, për mundësi dhe shance të barabarta në garë, shkurt për ato vlera që ai i përmblodhi në slloganin e “Republikës së re”.

Ndërsa në grupimin e dytë radhiten ata që e shohin Bashën si një pazarxhi të vogël. Që vlerat e çadrës qe i gatshëm t’i shiste për disa zyra ministrash dhe disa drejtori fitimprurëse. Sipas tyre marëveshja me ramën nuk qe as një llogari e gabuar, as një kalkulim naiv, por një vendim i ndërgjegjshëm i një politikani që përpara se të besojë tek vlerat, beson tek allishverishet.

Fatkeqësisht mënyra se si Basha po sillet me zgjedhjet e brendëshme në parti, ku po mohon garën dhe konkurencën e ndershme, po i jep të drejtë këtyre të dytëve. 

I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjeshtë tek pushteti dhe tek forca.

Në këtë kuptim, 22 koriku po e përdhos imazhin e çadrës më shumë sesa 18 maji. Basha që pamë në bulevard ishte thjesht një rrol. Basha i ngrirë në selinë e PD-së është origjinali. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Bushati sulmon Bashen
Pas

Deputetja demokrate bën një parashikim për koalicionin në shtator: Tre mandatet e PDIU-së do t’i kalojnë PS-së

Para

Shqipëria e pakënaqur me stadiumin ku do luajë me Maqedoninë, ZBARDHEN negociatat me UEFA-n

Para
Shqipëria e pakënaqur me stadiumin ku do luajë me Maqedoninë, ZBARDHEN negociatat me UEFA-n

Shqipëria e pakënaqur me stadiumin ku do luajë me Maqedoninë, ZBARDHEN negociatat me UEFA-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Librazhd/ Përplasen mjetet e drejtuara prej dy të rinjve

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet

Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

Aksident në Lushnjë-Fier, burimet: Kamionit i pritet rruga nga furgoni

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.