Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme, Ed Royce dhe Kongresmenin Eliot Engel.
Ai bisedoi me ta mbi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe impaktin transformues të Reformës në Drejtësi.
Bushati shkruan se kongresmenët vlerësuan kursin e reformave dhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur konsolidimin e mëtejshëm të tyre.
“Kongresmenët Royce dhe Engel vlerësuan kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Shqipëri dhe shprehën gatishmërinë e Kongresit Amerikan për të mbështetur konsolidimin e mëtejshëm të tyre.
Nuk duhet të harrojmë se Reforma në Drejtësi është gjithashtu një kurorëzim i tri dekadave përgjatë të cilave SHBA kanë investuar burime të mëdha njerëzore dhe financiare për një Shqipëri më të drejtë.
Kush krijon dilema artificiale mbi këtë gjë vë në pikëpyetje të ardhmen tonë. Në Kongresin Amerikan nuk ka asnjë dilemë.”, shkruan Bushati.
(XH.A/SHUPLAKA)