04:51 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Buxheti 2025 për Bashkitë/ PD: Më antinjerëzori në kontinent, ul ndihmën ekonomike dhe shton taksat

12:01 | 20/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Buxheti 2025 për Bashkitë/ PD: Më antinjerëzori në kontinent, ul ndihmën ekonomike dhe shton taksat

Projektbuxheti i vitit 2025 për njësitë vendore ka ngjallur shqetësime serioze, pasi sipas ekspertëve të Partisë Demokratike dhe organizatave që mbikëqyrin qeverisjen vendore, ai është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat reale të bashkive.

Ky buxhet jo vetëm që nuk i adreson përgjegjësitë dhe funksionet në rritje të njësive vendore, por rrezikon të thellojë vështirësitë financiare të tyre, duke penguar shlyerjen e borxheve ekzistuese dhe realizimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët. Për më tepër, niveli i ulët i transfertës së pakushtëzuar, vetëm 1% e PPB, konsiderohet ndër më të ulëtat në Evropë, duke treguar mungesë mbështetjeje për zhvillimin dhe stabilitetin e njësive vendore.

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI PËR ÇËSHTJET VENDORE NË PD, YLLI ASLLANI

Ekspertët e Partisë Demokratike pas konsultimeve me të zgjedhurit vendorë, shoqatën e bashkive dhe organizata me fokus qeverisjen vendore, në lidhje me buxhetin vitit 2025 konstatojnë se:
• Buxheti i bashkive për vitin 2025, është një hap pas dhe i pamjaftueshëm në raport me kërkesat reale të njësive vendore, përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet që ato kryejnë për qytetarët.
• Pamundësia e fondeve do të cojë në mungesë stabiliteti financiar në njësitë vendore dhe do të mbajë të pashlyer stokun aktual të borxheve të bashkive.
• Projektit i mungon debati në këshillat bashkiake, llogaridhënia, transparenca, konsultimi dhe rekomandimet e opozitës apo shoqërisë civile…
• Përtej fasadës së shifrave, Transferta e Pakushtëzuar në adresë të vendorëve vazhdon të përbëjë vetëm 1% të PPB, e cila rezulton të jetë më e ulëta në Evropë.
• Me 1% të PPB, Buxheti 2025 nuk mund të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbuti varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore.
• Ky është buxheti më antinjerëzor në kontinent! Në kushtet e rritjes së taksave dhe kostos së jetesës shkurton me 9,3% shpenzimet për ndihmën ekonomike për të të papunët dhe familjet në nevojë,
• Rritja me 13% e shpenzime të buxhetit vendor, e trumpetuar nga qeveria ka të bëjë me shtimin e barrës së taksave vendore e gjobave, si dhe rritjen e fondit të pagave, numrit të militantëve dhe shpenzimet e luksit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.
• Ky është buxheti i iceneratorëve. Pra burimi i pagesës antiligjore të djegësve inekzistent të plehrave edhe në njësi të tjera vendore.
• Buxheti 2025 gjeneron pasiguri të jetës dhe pronës ndaj rreziqeve natyrore, sidomos të zjarreve dhe përmbytjeve, pasi Fondi Rezervë është ulur me 22.9%.
• Buxheti 2025 do të vazhdojë ta lejë Shqipërinë “turistike” edhe këtë vit
pa plotësimin e kërkesave për 24 orë ujë të pijshëm dhe pa ndërtimin e impianteve të reja të përpunimit të ujrave të ndotur në qytetet e fshatrat turistikë.
• Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar në këtë buxhet është jo transparente, jo e barabartë dhe diskriminuese, veçanërisht për bashkitë me buxhet të kufizuar, zonat rurale dhe gjithë fshatrat e vendit!
• Në këtë buxhet mungon financimi mjaftueshëm në subvencione dhe funksionet e transferuara si mbrojtja sociale, vaditja, kullimi, digat, rrugët rurale, dhe mbrojtja e pyjeve, të cilat janë jetike sidomos për qytetarët në zonat kodrinore, malore dhe periferike.
• Në buxhetin e 2025 nuk bëhet fjalë për konceptet e Huamarrjes vendore apo partneritetin e bashkive në projekte bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, apo midis vetë njësive vendore shqiptare.
• Aq më pak nuk ka vend për investime në futjen e teknologjive të reja dixhitale në bashkitë shqiptare, apo për të rritur cilësinë e jetës dhe shërbimeve publike nëpërmjet tyre!
• Ky është buxheti elektoral i Rilindjes, dhe mishërimi i sundimit financiar të një Kryeministri autokrat edhe në qeverisjen vendore!

Përballë këtij dështimi, Partia demokratike i ofron shqiptarëve :
Pavarësi, partneritet luajal dhe fuqizim financiar të njësive vendore.
Prioritetet e PD do të jenë Taksat e Ulta, si dhe një Qeverisje pranë qytetarëve dhe interesave të tyre.
PD do të shtojë transfertën e pakushtëzuar nga 1% në masën 1.5% të PBB.
Nëpërmjet rritjes së përfitimit të bashkive nga Taksat e Ndara, PD do të shtojë grantin e qeverisë dhe të ardhurat vendore në mbi 50% nga ato aktualet.
Me ardhjen në pushtet PD do t’i kthejë ndershmërisht, në shërbime e mirëqënie, cdo shqiptari, djersën dhe kontributin e taksave që ai paguan.
Faleminderit!

Etiketa: partia demokratikeYlli Asllani
Pas

Biden aprovon furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë

Para

EMRAT/ Regjistruan një pronë me dokumente false, arrestohet ish-drejtuesi i AKSH në Durrës, shpallen në kërkim edhe tre persona të tjerë

Para
Njëri rreh motrën dhe nipin, tjetri bashkëshorten, arrestohen dy persona në Tiranë

EMRAT/ Regjistruan një pronë me dokumente false, arrestohet ish-drejtuesi i AKSH në Durrës, shpallen në kërkim edhe tre persona të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.