Në Komisionin e Ligjeve sot po diskutohet Buxheti 2020, ku është thirrur për të folur dhe pyetur dhe sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandili i cili është vënë në pozitë nga deputeti i BD, Andi Përmeti i cili duke komentuar dhe situatën e fundit të paprecedentë të krijuar në Gjykatën Kushtetuese e ka pyetur:
“A keni kërkuar rritje specifike për të paguar 2 rroga për të njëjtin vend,meqë kemi 2 natërae të reja në Gjykatën Kushtetuese, a keni kërkuar fonde për 2 kompjutera për të njëjtin vend pune.
Kjo nuk është vetëm një pyetje por dhe një kërkesë që ta refuzoni dhe të denonconi këtë turp për kapjen e drejtësisë“, u shpreh Përmeti.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i GJK, Papandili tha se do të përgjigjej për buxhetin meqë ishte thirrur për këtë çështje.
“Buxheti kërkohet për 9 anëtarë, ftesa më ka ardhur për buxhetin e shtetit dhe për buxhetin e Gjykatës Kushtetuese dhe nevojat e kësaj gjykate, të cilat për sa kam qenë në këtë pozicion pune shoh që kjo gjykatë ka qenë në opozitë gjithmonë dhe jo vetëm në aspektin politik“. u pergjigj Papandili.