Duket se kjo e hënë nuk ka nisur mirë për moderatoren,Marina Vjollca, e cila është ngritur me nerva. Këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi në “Instastory”.
Marina ka postuar foton e një maceje që ka kthyer shpinën, e ulur në divan. “Çfarë ke moj?”, “Asgjë s’kam”, shkruhet me dialekt kosovar në foton e postuar nga moderatorja e njohur.
“Kush është zgjuar kështu?”, pyet Marina fansat të cilët kanë nisur menjëherë të komentojnë këtë postim nga moderatorja.