14:51 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Karta me më shumë përfitime në treg, Balfin lançon kartën e re Happy

13:46 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Karta me më shumë përfitime në treg, Balfin lançon kartën e re Happy

Karta me më shumë përfitime në treg, Balfin lançon kartën e re Happy

Grupi Balfin lançon Programin e Besnikërisë Happy, i cili shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme multi-brand e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët e saj besnikë. Me synimin kryesor shpërblimin e klientëve, Grupi Balfin arriti të sillte inovacion duke bërë së bashku 5 kompani lider nën të njëjtën skemë besnikërie.

Neptun, Smart Point, Jumbo, Spar dhe marka si Okaidi, Mango, Cortefiel, Geox, Women’secret, Carpisa etj të menaxhuara nga Fashion Group Albania.

Fashion Group janë partnerët e pranishëm që nga dita e parë e programit Happy me vizionin për të përfshirë edhe kompani të tjera jo vetëm pjesë të Grupit në të ardhmen.

“My Spar”, “My Fashion” dhe “Happy Kartë” ishin programet paraardhëse përkatësisht të kompanive Spar, Fashion Group dhe Neptun, të cilat përfunduan suksesshëm rrugëtimin e tyre duke bashkuar tashmë forcat në një kartë të re besnikërie Happy, së bashku me Jumbo dhe Smart Point.

Përfitimet nga Karta Happy

Nëpërmjet saj ju do të keni një sërë avantazhesh te Neptun kompania lider e cila ka 25 vite që operon në Shqipëri dhe që është e vetmja kompani shqiptare  e shitjes me pakicë me një prezencë ndërkombëtare.

Përfitimet do të jëne të mëdha edhe te Jumbo, kompania lider në Shqipëri dhe më gjerë në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.

Smart Point është bërë tashmë gjithashtu një emër i njohur dhe i besueshëm dyqanesh për pajisjet “smart” në Tiranë. Ata që i kanë besuar kësaj kompanie, kanë marrë në këmbim përveç çmimeve të arsyeshme edhe garancinë dhe cilësinë që ofron një pikë e autorizuar shitjesh.

Spar është një markë e njohur ndërkombëtare, me një prezencë dhe aktivitet në mbi 42 vende të ndryshme të botës dhe në tregje të mëdha dhe te konsoliduara. Me ardhjen e tij në Shqipëri, Spar solli menjëherë risi, standard, shërbim të kualifikuar për konsumatorët si dhe produktet më të reja e unike që janë prezantuar njëkohësisht në tregun europian, ndaj karta juaj Happy do të marri më teëpr vlerë edhe te Spar Albania.

Së fundmi, edhe për të mbajtur stilin dhe trendet më të fundit të modës, karta Happy do t’iu shërbejë te markat e Fashion Group Albania që është një kompani lider në sektorin e modës në tregun shqiptar. Kompania e zhvillon aktivitetin me plot 10 marka prestigjioze ndërkombëtare në 18 dyqane pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në 2 qendrat tregtare më të mëdha në vend, në TEG dhe QTU, si dhe në qendrat e qyteteve të Tiranës dhe të Shkodërs. Markat në fjalë janë Prenatal, Okaidi, Mango, Springfield, Cortefiel, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint.

6% kursime në të gjitha blerjet e kryera, mbi 90.000 të regjistruar në 2 muaj

Karta Happy është një kartë individuale e projektuar për të analizuar klientin duke e informuar atë në fushata të personalizuara për të përmbushur drejtpërdrejt nevojat dhe duke e bërë klientin të rikthehet gjithnjë e më shpesh për të shijuar eksperiencën e blerjeve me cilësinë  dhe shërbimin më të mirë.

Arsyeja pse Happy cilësohet si unike për tregun shqiptar është për faktin se ofron një kthim të lartë kundrejt anëtarëve të saj duke i shpërblyer ata me 6% bazuar në blerjet e kryera në të gjitha dyqanet e kompanive pjesëmarrëse.

Që në hapat e pare të projektimit, objektivi kryesor mbi të cilin u ndërtua Happy, ishte thjeshtësia dhe ofrimi i më shumë mundësive të zgjedhjeve për anëtarët dhe klientët potencialë.

Me mbi 90.000 anëtarë të regjistruar në më pak se dy muaj, On Solutions si menaxhues të programit, theksojnë se numri pritet të rritet në mbi 150.000 klientë besnikë deri në përfundim të vitit, për të vendosur më tej synime akoma më ambicioze për vitin e ardhshëm.

Si bëhet anëtarësimi në Happy dhe si shpërbleheni?

Mjafton një numër celulari dhe çdokush mund të marrë një kartë besnikërie në të gjitha dyqanet e kompanive Jumbo, Smart Point, Spar, Fashion Group dhe Happy+ në Neptun. Ky program ofron edhe risinë e regjistrimit online në www.happy.al për të marrë një kartë dixhitale me më shumë përfitime dhe 80 pike BONUS sapo përfundon procesi i regjistrimit.

Mjafton të dispononi një kartë Happy dhe menjëherë mund të përfitoni pikë për çdo blerje të kryer në të gjitha dyqanet e kompanive. Këtu qëndron dhe një nga përfitimit më të mëdha, pasi çdo mbajtës i kartës Happy ka mundësi të shpërblehet për besnikësinë e tij.

Sapo arrin nivelin e 5000 pikëve përfiton 6 kupona me vlerë totale prej 3000 lekë ndërsa me 10.000 pikë përfiton 5 kupona me vlerë totale 6000 lekë të specifikuar sipas kompanive. Tashmë klientët mund të kenë eksperiencën më të mire të blerjeve në mënyrën më të thjeshtë.

Një nga elementët të cilës i është kushtuar rëndësi e veçantë, është transparenca ndaj klientëve duke i dhënë akses në përditësimin e të dhënave personale, historikun e blerjeve të tyre, shikimin në kohë reale të përfitimeve të marra, dyqanet më të afërta dhe ofertat më fundit,. Të gjitha këto informacione janë të disponueshme në aplikacionin Happy Loyalty Program ku çdo përdorues Android mund ta shkarkojë https://play.google.com/store/apps/details?id=com.app.qivos. Së shpejti edhe në iOS.

Staf i dedikuar, pjesëmarrja e kompanive lider në treg, fushatat e personalizuara, oferta speciale, shpërblim i lartë, akses në zbritje të drejtpërdrejta, akumulim i shpejtë i pikëve dhe marrja e përfitimeve të shumëfishta, e bëjnë programin Happy një nga avantazhet konkurruese më të fuqishme në treg me një potencial të lartë zhvillimi duke mos ndryshuar asnjëherë faktin se klienti është prioriteti i përbashkët.

Etiketa: balfin group
Pas

“Ça ki moj”, Marina Vjollca është çuar sot me nerva dhe dufin e shpreh në Instagram (FOTO)

Para

Kemi dasmë? Stresi mesazh Keisit: Vishu me të bardha, po vij të të marr (FOTO)

Para
Keisi se lë Stresin të ketë të dashur të re, shihni ç’i bën pas ndarjes

Kemi dasmë? Stresi mesazh Keisit: Vishu me të bardha, po vij të të marr (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.