Ka shpërthyer debati midis zv/ministrit të Brendshëm, Ervin Hodaj dhe juristit Jordan Daci në emisionin “Open”, teksa diskutohej për vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.
Hodaj po shpjegonte procedurën që u ndoq, ndërsa avokati Daci nga një studio paralele, i ka thënë: “Me këto shpejgimet tuaja qeshin edhe fëmijët, na bëni si konstitucionalist tani”.
Kjo ndërhyrje e ka acaruar Hodajn që ia ktheu: “Çfarë po flet ti mo”?
Ndërkohë, që mikrofoni i Hodaj u bllokua, Daci shpjegoi se “ka video që vërtetojnë se kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës s’ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes ku u dogj KZAZ-ja.
“Vendimi për shkarkimin e tij s’ka asnjë lloj vlere pasi kur ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo mbetet një copë letre pa vlerë. Ashtu siç bënë edhe me Presidentin këta, se thonë që ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe i referohen ligjit të procedurës administrative”, shtoi avokati.