“Dhunën po e bën opozita dhe jo pushteti”, kështu deklaroi nga Puka kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se kundërshtari po kërcënon dhe intimidon qytetarët për t’u marrë votën.
Gjithashtu Rama tha se kryebashkiakët socialistë, të cilët të gjendur në këtë presion po i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet e 14 majit.
“Dhunën e bën opozita dhe jo pushteti, dhe kryetarët tanë të Bashkive i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet nga ata që vijnë për të marrë pushtetin, në funksion të asaj faqes së zezë që është në Tiranë. Ç’a po i bëjmë ne opozitës, përveçse po e mundim?!”, tha Rama.