Çadi do të bëhet i pari nga shtetet aktuale të Afrikës të udhëhequra nga junta, që do të kalojë në një sundim demokratik me votën presidenciale të së hënës. Zgjedhjet që do të mbahen sot do t’i japin fund një tranzicioni tre- pas vdekjes së papritur të liderit të vjetër Idriss Deby Itno ndërsa luftonte rebelët.
Por duke qenë se djali i tij dhe pasardhësi, Gjenerali Mahamat Déby është një nga favoritët për të fituar, ka skepticizëm sa i përklet faktit nëse kjo do të sjellë ndryshim apo do të ketë thejsht një ndryshim në letër.
Dhjetë politikanë që shpresonin të kandidonin, duke përfshirë dy figura të shquara, Nassour Ibrahim Neguy Koursami dhe Rakhis Ahmat Saleh, u përjashtuan nga këshilli kushtetues për shkak të “parregullsive”. Për shembull, z. Koursami u akuzua për falsifikim. Por disa kanë argumentuar se vendimi për të ndaluar disa njerëz ishte i motivuar politikisht.