Për tërheqjen e opozitës nga disa nga kërkesat e saj ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai shprehet se çadra e bardhë u tërhoq, ndërsa tani pritet të tërhiqet dhe e zeza, duke nënkuptuar lëvizjen e Ramës.
‘’Bulevardi u bë vendi i betejës së çadrës së bardhë dhe asaj të zezë. E bardha u tërhoq sot! E zeza mbeti e zezë!Shpresojmë të hiqen të dyja!’’, shkruan Manjani.
Se çfarë do ndodh në politikën shqiptare do na duhet të presim përfundimin e tryezës së partive politike në Kryesinë e Kuvendit.
Duhet thënë se dy ditët e fundit kanë qenë mjaft intesive në vendin tonë, me takime dhe negociata mes palëve. Ardhja e zyrtarit amerikan Yee i trazoi të gjithë.
(E.K/SHUPLAKA)