Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka krahasuar ish-skuadrën e tij me atë të tanishmen.
“Ardhja në Inter nga Milani nuk është një hap i lehtë, por kam punuar shumë dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Italisë.
Kur Milani fitoi Scudetton dhe skuadra ime zuri vendin e dytë, njerëzit u sollën sikur të isha i vetmi përgjegjës për të”, citon futbollistin turk për Football-Italia.
Jam shumë i lumtur te Interi. Këtu, tifozët këndojnë emrin tim edhe gjatë ngrohjes së zakonshme, të cilën nuk e kam dëgjuar kurrë në katër vjet në Milano.
Interi është shumë më i fortë se Milani. Në derbin e humbur u zëvendësova në minutën e 75-të me rezultatin 1-0, pas së cilës pranuam dy herë. I thashë hapur trajnerit se e konsideroj fajtorin e asaj disfate. Në Kupën e Italisë, ne mundëm Milanin 3-0”, tha Calhanoglu. /albeu