Elona Toro është gjyqtarja që do të merret me shqyrtimin e çështjes “Babale”.
Për këtë çështje, të pandehur janë Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, që akuzohen për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm: Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:
Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro.
Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro.
Në vazhdimësi, do njoftoheni për ecurinë e kësaj çështje.
Tiranë, 16.03.2023