03:14 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çështja ‘Çame’, Berisha: Pranim i kërkesës për heqjen e emrit është kapitullim poshtërues, të ngrihemi në revoltë

15:46 | 25/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja ‘Çame’, Berisha: Pranim i kërkesës për heqjen e emrit është kapitullim poshtërues, të ngrihemi në revoltë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëmm Ditmir Bushati sa i takon marrëveshjes detare me Greqinë por edhe çështjes Çame.

Berisha thotë se ministri i Jashtëm i Greqisë informoi një deputet grek me një letër të botuar në media, se në negociatat me qeverinë shqiptare siguroi jo vetëm fushat e gazit dhe naftës, por sipas tij edhe dakordësinë për të fshirë fjalët “çam” dhe “Çamëri”.

Ish-kryeministri thotë se kjo është një tradhëti e pashembullt në historinë e kombit, ndërsa bën thirrje pë rtu ngritur kundër qeverisë që për karriken e vet ëhstë në gjendje të shesë jo vetëm Çamërinë por edhe identitetin e kombit shqiptarë.

Postimi i Berishës:

Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame, eshte akti me poshterues ne historine tone!

Te dashur miq, Ministri i jashtem i Greqise informoi nje deputet grek me nje leter te botuar ne media, se ne negociatat me Ramen dhe Ditziun e tij ai jo vetem ka siguruar fushat e gazit dhe naftes me te medha te Jonit dhe Mesdheut per Greqine por edhe se me palen shqiptare kane rene dakord qe te fshihen nga faqja e dheut fjalet “çam” dhe “Çameri”, te zhduken keto fjale nga tekstet, botimet, nga historia jone kombetare, gjeografia, debatet dhe çdo gje tjeter.

Kjo kerkese per palen greke perben kerkesen me albanofobe, fondamentaliste, te pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare dhe une e kam denoncuar kete me forcen me te madhe.

Por vet diskutimi dhe pranimi i kesaj kerkese nga Edvini dhe Ditziu i tij eshte kapitullimi me poshterues i rregjistruar ndonjehere ne historine tone.
Me kete akt te paimagjinueshem Rama dhe Ditziu i tij kane tejkaluar edhe masakrat e Zerves dhe barbarite e Enver Hoxhes ndaj popullates te martirizuar te Çamerise dhe dheut shekullor te saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kane shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerezore te çameve, kontributin e tyre te pavdekshem ne historine tone kombetare por edhe ne lirine e kombit grek, themelimin dhe konsolidimin e Greqise se lire dhe te pavarur.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te nje tradhetie te pashembullt ne historine e kombit tone, kete pabesi dhe thike te tmerrshme mbas shpine ndaj çameve dhe Çamerise se martirizuar, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi ne revolta kunder kesaj klike neobllokmenesh, qe per karriken e vet jane gati te shesin ne treg jo vetem çamet dhe Çamerine por edhe identitetin e kombit shqiptar! Sb

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ceshtja cameSali Berisha
Pas

Fax News zbulon skandalin, oficeri i përjashtuar për spiunazh, pjesë e grupit të negociatorëve për “Paktin detar” (FOTO)

Para

Protesta për Çamërinë, Manjani: Shumë i çuditshëm ndryshimi mes mediave shqiptare dhe atyre greke

Para
Protesta për Çamërinë, Manjani: Shumë i çuditshëm ndryshimi mes mediave shqiptare dhe atyre greke

Protesta për Çamërinë, Manjani: Shumë i çuditshëm ndryshimi mes mediave shqiptare dhe atyre greke

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.