Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen “Partizani”.
Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje. Ndërkohë në një postim të bërë pak më parë në rrjete sociale, Balla njofton se sot ka depozituar në SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund.
Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.