Pesë orët e takimit të mbrëmshëm me Edi Ramën, e kanë bërë Albin Kurtin, të harrojë të shkuarën e afërt, dhe të aktivizojë miqësinë e dikurshme me kryeministrin shqiptar.
Kandidati për kryeministër në Kosovë, lë mënjanë ndasitë e fundit me kryeministrin shqiptar.
Për liderin e Vetëvendosjes, mendimet e ndryshme mes tij dhe Edi Ramës nuk përkthehen në armiqësi.
Edhe pse Rama ishte një nga mbështetësit kryesor të Hashim Thaçit për diskutimin e shkëmbit territorial mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, nuk i njeh faj Edi Ramës, por tregon se kush drejton tani politikën e jashtme.
Tradita e dy qeverive tona do të vazhdojë, por Albin Kurti tregon kush do të jetë diferenca e lidershipit të tij.
Nuk është gati të thotë nëse do të pranojë kërkesën e Ramës për ministër shteti të përbashkët.
Teza e Ramës për një Shengen Ballkanik, nuk e bind.
Me përfundimin e numërimit të votave në Kosovë, Albin Kurti pritet të mandatohet nga Presidenti Thaçi për të krijuar qeverinë e re. Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milori kreu i Lëvizjes Vetëvendosje foli për takimin me kryeministrin Rama. Kurti thotë se e beson Kryeministrin Rama që nuk e mbështet shkëmbimin e territorit.
“Kishim një takim 5 orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie. Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosvën e të dyja bashkë”.
Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim. Besoj se pavarësisht me kryeministrin e Shqipërisë mund të kemi dallime e të përbashkëta jonë na imponojnë që të bahskëpunojmë si dy qeveri më mirë. Ashtu më tha dhe ashtu dua dhe më duhet të besoj”.
Pas takimit më Kryeministrin Rama, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurit u takua në Tiranë edhe me analistët Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. I pyetur sesi mund të qëndrojë sa kohë me Ramën dhe Lubonjën, kur qëndrimet e tyre janë të kundërta, Kurti thekson se të rrish me Lubonjën e njeh më mirë Ramën.
Pjesë nga intervista Milori-Kurti:
Milori: Si mund të rrini 4-5 orë me Ramën dhe 4-5 orë me Lubonjënn kur dihen qëndrimet e tyre mund të them armiqësore pa metaforë, janë të kundërta?
Kurti: Koha ku jetojmë është e rëndësishme dhe unë kam shumë vlerësim për gazetarët që kam takuar mbrëmë dhe natyrisht që unë nuk mjaftohem në politikë më politikën dhe më interesojnë dhe qasjet e tjera nga shoqëria, ekonomia, kultura dhe besoj se kur takon njeriu Fatos Lubonjën 5 orë nuk janë as një orë.
Milori: Kupton më mirë Edi Ramën ndoshta?
Kurti: E njeh më mirë.