16:39 | 04/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Shëndeti

Çfarë duhet të bëjmë për të shmangur gripin? Masat e domosdoshme

16:19 | 07/01/2017
në Shëndeti, Te Gjitha
0
Jeni të prekur nga virozat? Ja 10 këshillat sesi t’i luftojmë

Këto ditë një situatë aspak e mirë përsa i përket virozave të gripit ka prekur vendin tonë. Po ka disa masa të domodoshme që duhet të merren në raste të tilla për të parandaluar sadopak prekjen nga virozat.

Masa të higjenës dhe kontrollit të infeksioneve

– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

– Të mos pështyhet në tokë.

– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

– Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

– Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

– Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:
       – Persona të moshuar mbi 60 vjeç;
       – Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;
       – Persona që vuajnë nga diabeti;
       – Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;
       – Persona që vuajnë nga astma bronkiale;
       – Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);
       – Persona me sëmundje tumorale;
       – Persona obezë;
       – Gra shtatëzëna;
       – Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Masa të tjera të kujdesit shëndetësor

– ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.

– ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.

– Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.

– Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetëshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gripimasashendet
Pas

”Njëri nga policët më plaçkiti, bëri sikur foli me radiomarrëse..”, SMS te Berisha

Para

Kukësi stërvitje intensive në Antalia (FOTO)

Para
Kukësi stërvitje intensive në Antalia (FOTO)

Kukësi stërvitje intensive në Antalia (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Qeveria e Melonit diskuton marrëveshjen me Ramën

Shqetësim në Japoni për sulmet e arinjve, 6 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur në më pak se një vit

Tel Aviv urdhëron banorët e Gazës të largohen nga zonat e Khan Younis

Zjarr në një hotel në Vranisht të Devollit, ende nuk dihet shkaku

Euro rifiton pikë në kursin e këmbimit, por ngelet poshtë nivelit të 102 lekëve

Vrasja e 14-vjeçares dhe të moshuarit nga i njëjti grup kriminal, zbardhen detajet, 74-vjeçari u rrëmbye për 500 euro borxh dhe…

“Boll u fshehët pas Gardës”, Gazment Bardhi i përgjigjet ministrit Balla: E keni shndërruar sallën e seancave plenare në një skenë krimi

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.