Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për media me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se një nga arsyet se pse Shqipëria e mbështet Ukrainën është edhe kërcënimi rus.
“Ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje të cilat nuk janë hua. Nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi, nuk u kemi kërkuar të paguajnë mbrapsht nga mundësitë tona modeste. Jemi të vetëdijshëm që kjo është diçka shumë e vogël, sepse po e bëjmë për veten tonë. Drejtpërdrejtë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për gjithçka që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam një të ardhme në BE, duam BE-në, nuk duam ta shohim të shpërbërë pasi të hyjë në një luftë të brendshme për vlerat apo veprimet e justifikuara apo jo.